Moyes: Tani e kuptova pse Evra goditi me shkelm tifozin

Futboll

Moyes: Tani e kuptova pse Evra goditi me shkelm tifozin

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 16:45
MomentI kur Patrice Evra goditi me shkelm tifozin

avid Moyes, trajneri i West Ham, ka deklaruar se e ka kuptuar arsyen pse Patrice Evra ka goditur tifozin para ndeshjes së Europa League kundër Vitoria Guimaraes. Pas atij gjesti të çmendur “alla Cantona”, mbrojtësi francez është skualifikuar nga UEFA deri në fundin e sezoni dhe është shkarkuar nga Marseille.

Tani, 36-vjeçari do të ketë një mundësi tjetër me West Ham, që ka vendosur të nënshkruajë me të për gjashtë muaj me opsion për të rinovuar. Trajneri i “Hammers” ka folur për përforcimin e ri dhe për atë episod të shëmtuar:

“Kur Evra më ka zbuluar atë që i kishte thënë tifozi, e kam kuptuar reagimin e tij… Nuk do të kisha qenë i lumtur nëse do ta kishte bërë me mua, por mendoj se kur mëson atë që i është thënë, atëherë mund të kuptohet. E njoh mirë, e di se çfarë është në gjendje të bëjë. Rikthimi sa më shpejt në fushën e lojës është gjëja më e mirë për të”, ka përfunduar trajneri 54-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat