Ronaldo kërcen më së larti? Harrojeni, shikoni Kanen që tashmë është bërë hit në rrjetet sociale

Futboll

Ronaldo kërcen më së larti? Harrojeni, shikoni Kanen që tashmë është bërë hit në rrjetet sociale

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 15:34
Kane

Tottenhami e ka mposhtur 1-0 Arsenalin në “Wembley” me golin e Harry Kane që për mënyrën se si shënoi, është bërë hit në rrjetet sociale.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, njihet për kërcime shumë të larta dhe gola të bukur me kokë, por tani nuk ia lë mangu as sulmuesi i Tottenham, Harry Kane.

Ai shënoi golin e tri pikëve për Tottenhamin kundër Arsenalit duke u shkëputur në mënyrë të pabesueshme, kërcim që tashmë është bërë hit në rrjetet sociale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat