Zidane nuk kursen askënd nga yjet për supersfidën me PSG-në

Futboll

Zidane nuk kursen askënd nga yjet për supersfidën me PSG-në

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 14:05
Cristiano Ronaldo dhe Zinédine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinédine Zidane, ka thirrur 19 lojtarë për ndeshjen e sotme (ora 20:45) kundër Real Sociedad, pa ruajtur asnjë nga yjet e vet për angazhimin e së mërkurës tjetër kundër PSG-së, në raundin e radhës të Ligës së Kampionëve.

Trajneri francez, i cili sërish ka grumbulluar Benzema, Cristiano Ronaldo dhe Bale, ka lënë jashtë sfidës së radhës në La Liga-s të rinjtë Borja Mayoral, Marcos Llorente dhe Theo Hernández, të cilët bien nga lista me vendim teknik. Përveç kësaj, nuk janë edhe të dëmtuarit Dani Ceballos dhe Jesús Vallejo.

Në këtë mënyrë, lista e plotë është formuar nga: Keylor Navas, Kiko Casilla, Luca Zidane; Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Akrraf; Kroos, Modric, Casemiro, Asensio, Isco, Kovacic; Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale dhe Lucas Vázquez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat