Tripleta, synimi i Barcelonës

Futboll

Tripleta, synimi i Barcelonës

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 13:10
Barcelona

Barcelona po synon të fitojë sërish tripletën.

Nëntë pikë para Atletico Madridit në La Liga dhe tashmë në finale të Copa del Rey, Barcelona pothuajse ka siguruar këta trofe dhe është koha për t’i hedhë sytë kah Champions League.

“Mundo Deportivo” shkruan se synimi i Barcelonës është të fitojë tripletën, diçka që e ka fituar dy vite gjatë historisë, së fundmi në vitin 2015 me trajnerin Luis Enrique.

Barça në La Liga ka kryer pothuajse gjitha ndeshjet e vështirë jashtë shtëpisë, ndërsa do të presin në Camp Nou ekipe si Atletico, Valencia, Real Madrid, Villarreal dhe Real Sociedad. Dy ndeshjet e vetme të vështira që konsiderohen jashtë shtëpisë janë; Sevilla-Barça (xhiro 30) dhe Celta-Barça (33).

Kurse në Ligën e Kampionëve, pengesa e parë drejt rrugës për tripletën është Chelsea, me të cilët do të përballen me 20 shkurt dhe 14 mars.

Më meritori për sezonin fantastik të Barcelonës është Lionel Messi, që ka realizuar 27 gola në të gjitha garat, 20 prej tyre në La Liga në 22 paraqitje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat