Interi pranon 80 milionë euro për Skriniar?

Futboll

Interi pranon 80 milionë euro për Skriniar?

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 12:40
Milan Skriniar

80 milionë euro, kaq është i gatshëm të pranojë Interi për mbrojtësin Milan Skriniar.

Ai u transferua në San Siro sezonin e kaluar nga Sampdoria dhe ende pa i mbushur një vit, është spekuluar shumë se e kërkon shumë skuadra ecropiane.

Për shkak të sezonit mbresëlënës që po kalon te Interi, Milan Skriniar ka zgjuar interesimin edhe të Barcelonës.

Tuttosport raporton se drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, është i gatshëm të lë të lirë Skriniarin, por vetëm nëse vjen një ofertë mbi 80 milionë euro, në të kundërtën – ai do të vazhdojë ta veshë fanellën e Interit edhe sezonin e ardhshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat