Lewandowski drejt Realit, i propozon Bayernit divorc miqësor

Futboll

Lewandowski drejt Realit, i propozon Bayernit divorc miqësor

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 21:29
Lewandowski

Robert Lewandowski është kthyer në orbitën e Real Madridit. Shtypi polak shkruan sot se Lewa ka nisur bisedimet me Bayernin për ndarje miqësore në verë. ‘Prezeglad Sportoëy ‘ flet për një takim të parë mes Bayern dhe agjentit të lojtarit për të diskutuar dëshirën e Lewandowski për të luajtur në Real Madrid.

Madje në këtë takim raportohet të jetë lënë dera e hapur për largimin e tij. Lewa iu ka bërë të ditur zyrtarëve të klubit gjerman se e dëshiron Realin, por se në të njëjtën kohë preferon kalimin në Bernabeu me një largim miqësor nga bavarezët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat