Morata për rikthimin në Bernabeu: “Jam i lumtur këtu, por Madridi është Madrid”

Futboll

Morata për rikthimin në Bernabeu: “Jam i lumtur këtu, por Madridi është Madrid”

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 21:10
Morata

Morata nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit në “Santiago Bernabeu”.

Pavarësisht asaj që ka ndodhur në të kaluarën mes Alvaro Moratas dhe Real Madridit, ai nuk mund t’i thotë “jo” sërish një oferte nga ana e Los Blancos.

Morata u rikthye në vitin 2016 në “Bernabeu” me kërkesë të Zinedine Zidane, por gjatë sezonit 2016/17 ishte vetëm zëvendësues i Karim Benzemas, pavarësisht se statistikat flisnin në të mirë të spanjollit.

Duke parë që Zidane gjithmonë do të zgjedhë francezin para tij, Morata vendosi të heqë dorë nga ëndrra fëmijërore, nga klubi ku u rrit dhe krijoi karrierë, për t’u transferuar te Chelsea.

Disa muaj pas, i pyetur nëse do t’i hapte sërish krahët për Realin, Morata është përgjigjur: “Duhet të respektoj Chelsean që ka bërë shumë për mua të jem këtu, por Madridi është Madrid”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat