Alisson: “Liverpool, PSG? Jam i fokusuar vetëm te Roma”

Futboll

Alisson: “Liverpool, PSG? Jam i fokusuar vetëm te Roma”

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 18:29
Alisson

Alisson është i fokusuar vetëm te Roma dhe nuk dëshiron të dëgjojë për skuadra tjera.

Forma e mirë e Alisson këtë sezon, ka bërë që klube si Liverpooli, Paris Saint Germaini dhe Real Madridi të trokasin në derën e Romës për brazilianin.

Por, për “Sky Sport Italia”, Alisson tha se është i fokusuar te Roma kur u pyet për interesimin e klubeve të lartpërmendura.

“Jam duke menduar vetëm që të punoj më shumë te Roma dhe jam i fokusuar në atë që po bëj”, tha ai për Sky Sport Italia.

“Nuk e kam ditur se disa statistika do të më vendosin në mesin e më të mirëve në Evropë, po ashtu edhe për atë që jam portieri me më së shumti pritje, por kjo më bën të lumtur”, shtoi braziliani. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat