Sulmuesi i Racing Club, Lautaro Martinez 99 për qind do të jetë lojtar i Interit sezonin e ardhshëm, e ka konfirmuar sot agjenti i talentit argjentinas.
Mbrëmë, presidenti i Racing that se Martinez e dëshiron kalimin në Interi dhe tani edhe agjenti i lojtarit ka lënë të kuptohet se ka mbetur vetëm edhe konfirmimi se ai është lojtar i Interit.
“Negociatat janë në fazë të avancuar, 99 për qind ai do të jetë lojtar i Interit sezonin e ardhshëm”, ka thënë agjenti i tij, Rolando Zarate për Radio La Red.
Transferimi i tij pritet t’i kushtojë Interit rreth 27 milionë euro.