Ndjen mungesën e Coutinhos

Futboll

Ndjen mungesën e Coutinhos

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 18:07
Mohamed Salah

Futbollisti Mohamed Salah ka zbuluar se ai ndien mungesën e ish-shokut të skuadrës, Philippe Coutinho, i cili është transferuar te Barcelona në janar për 160 milionë euro. Egjiptiani, i cili ka luajtur me Romën para transferimit te klubi anglez verën e kaluar, ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me “Cou”. “Më mungon”, ka thënë Salah për “Marca”. “Ishte miku im, një djalë shumë i mirë. I uroj të gjithë të mirat te Barcelona sepse është një lojtar i pabesueshëm, me shumë cilësi. Jam krenar që kam luajtur me të”.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat