Më 3 mars vendoset për sistemin VAR

Futboll

Më 3 mars vendoset për sistemin VAR

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 15:10
Gianni Infantino

A është i dobishëm sistem VAR? Gjithçka do të dihet në muajin mars nëse do të vendoset, kështu të paktën ka deklaruar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Kjo teknologji është eksperimentuar në rreth 1000 ndeshje në vende të ndryshme, duke shkaktuar polemika dhe diskutime të shumta. “Më 3 mars do të vendoset nëse VAR do të jetë pjesë e rregullave për t’u ardhur në ndihmë zyrtarëve të ndeshjeve. Në 2018-ën nuk mund të lejojmë që të gjithë tifozët para televizorit dhe nëpërmjet celularëve të tyre ta kuptojnë nëse gjyqtari ka gabuar ose jo, ndërsa vetë ai që jep drejtësi në fushë të mos ta shohë”, ka thënë Infantino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat