Xavi: Real Madrid-PSG? Parizienët janë favoritë

Futboll

Xavi: Real Madrid-PSG? Parizienët janë favoritë

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 12:21
Xavier Hernández

Ish-lojtari i Barcelonës i dha një intervistë “Radio Montecarlo”, në të cilën foli për Neymar, PSG, Guardiola, Verratti dhe të ardhmen e tij si trajner. Më konkretisht, për supersfidën Real Madrid-PSG në Ligën e Kampioneve, një nga mesfushorët më të mirë në botë, tha: “Unë mendoj se PSG-ja është një skuadër e madhe dhe është ndërtuar për të fituar Ligën e Kampionëve.

Natyrisht, nuk është e mirë për t’u përballur me Real Madridin, ndaj do të jetë një ndeshje shumë e fortë, edhe pse unë mendoj se favorite e lehtë është PSG-ja, për shkak të formës që po kalon.

Kjo është si një ndeshje gjysmëfinale. Asnjëra skuadër nuk kishte fat në short. Të gjithë e dinë që Real Madridi ka ADN-në e fitores, aq më shumë në këtë kompeticion. Herët ose vonë, PSG-ja do ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Real Madridi do të tregojë anën e vet më të mirë në Ligën e Kampionëve, sepse, siç thashë, ka ADN-në e fitores, sidomos në Ligën e Kampionëve. PSG-ja është favorite, por unë jam i sigurt se Reali do të tregojë një fytyrë tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat