Dembele në rrugën e rikthimit para ndeshjes me Chelsea

Futboll

Dembele në rrugën e rikthimit para ndeshjes me Chelsea

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 10:17
Ousmane Dembele

Futbollisti i Barcelonës, Ousmane Dembele, pritet të kthehet në stërvitje të plotë deri javën e ardhshme, sipas trajnerit Ernesto Valverde. Francezi ndërkombëtar pësoi një dëmtim në janar dhe u “përjashtua” nga mjeku i klubit për një periudhë deri në njëmujore. Ky lëndim i Dembele erdhi më pak se dy javë pasi u kthye në veprim, pas një tjetër dëmtimi më serioz, i cili e pa atë larguar nga fushat e blerta gati për katër muaj, pas transferimit të tij nga Borussia Dortmund. 20-vjeçari nuk do të luajë rol në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, mes Barcelonës dhe Valencias, të enjten, por mund të jetë në linjë për ndeshjen e La Liga-s kundër Eibar, më 17 shkurt, e cila zhvillohet vetëm tri ditë para se përplasjes së parë të raundit të radhës në Ligën e Kampionëve, me Chelsea.

“Ai është në rregull, – tha Valverde në një konferencë shtypi, kur u pyet për Dembele. – I ka filluar seancat e trajnimit. Shpresoj se do të kthehet në skuadër javën e ardhshme”. Gerard Pique është një tjetër, që ka gjasa ta humbasë ndeshjen e së enjtes në “Mestalla”, pasi ai mori një goditje gjatë barazimit 1-1 me Espanyol. Valverde refuzoi të spekulojë mbi qendërmbrojtësin, por sugjeroi se nënshkrimi i janarit, Yerry Mina, mund të debutojë, nëse Pique nuk është në dispozicion. “Gerard e përfundoi ndeshjen në siklet, me një lëndim të vogël, por deri më tani nuk është përjashtuar, – tha Valverde. – Ai do të stërvitet dhe do të shohim. Yerry është në skuadër dhe është gati të luajë. Kjo varet nga mendimi i trajnerit, nëse ai do ta fillojë si titullar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat