Chelsea e ëndërron Sarrin

Futboll

Chelsea e ëndërron Sarrin

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 15:51
Roman Abramovich

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, ëndërron ta bëjë Maurizio Sarrin e Napolit trajner të klubit londinez, sipas agjentit të Gianfranco Zolas.

Është raportuar se Sarri dhe Zola do ta formojnë ekipin e ëndrrave në Chelsea, në të cilin trajneri aktual i Napolit do ta zëvendësonte Antonio Conten, ndërsa legjenda e të kaltërve do të punonte si drejtor sportiv. 

“Chelsea janë në mesin e klubeve që do ta kërkojnë Sarrin”, ka thënë Fulvio Marrucco për Radio Crc kur u pyet për mundësinë që Sarri ta marrë drejtimin e Chelseat.

“Lajmet sugjerojnë se Zola do të jetë drejtor sportiv, një rol në të cilin është vështirë të adaptohesh në Angli. Sarri si trajner do të ishte ëndërr e Abramovichit”, ka thënë ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat