Spalletti: “Duan të dëmtojnë Inter dhe Spalletti-n!”

Futboll

Spalletti: “Duan të dëmtojnë Inter dhe Spalletti-n!”

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 20:45
Luciano Spalletti

Në përfundim të ndeshjes së ekipit të të rinjve të Inter kundër Spartak Moscow, e vlefshme për Youth Leagu, trajneri zikaltër Luciano Spalletti foli për mediat edhe në lidhje me disa fraza të publikuara nga një gjigant mediatik italian dhe të atribuara teknikut të Inter. “Kur më ndalojnë tifozët, unë flas me ata. Pas ndeshjes Inter-Roma gjeta tifozë të Romës jashtë stadiumit dhe kam bërë foto. Gjeta të tjerë në restorant dhe madje disa të tjerë poshtë shtëpisë. Me ata në restorant bëra foto dhe folëm pak. Mua nuk më duket të kem thënë ndonjë gjë në veçanti. Duhet vlerësuar pesha e fjalëve”, u shpreh Spalletti.

“Për atë që kam lexuar, argumentat më duken të njëjtët me ato që trajtoj në konferencat për shtyp. Nëse ekziston vullneti për të më sulmuar nga ana e “Corriere della Sera”, atëherë duhet ta di. Por nëse vendosen thonjëzat mbi gjëra të aluduara të thëna nga unë jashtë restorantit, kjo veln gjithçka. Në miqësi nuk i kushtohet vëmendje termave. Nëse duhet t’ju them atë që kam thënë në ato momente, sinqerisht nuk e mbaj mend. Më duket një gjë diçka e çuditshme e bërë nga “Corriere della Sera” që është një gazetë nga Milano dhe ka shumë profesionistë që vijnë në konferencat për shtyp”, vijoi tekniku zikaltër, Luciano Spalletti.

“Mbetem i çuditur. Kuptoj se ka një synim për të dëmtuar dhe bërë keq. Mua dhe Inter-it. Nëse më thuhet se duhet të gjejmë një zgjidhje faktit që nuk fitojmë, atëherë dakord. Ndonjëherë mbase ekziston frika se mund të ndodhë ajo që ka ndodhur në vitet e kaluara dhe të mos jetë karakteri për të përballuar atë që na ndodh. Do të më pëlqente të ridëgjoja atë bashkëbisedim. Më duket se është vullneti për të goditur dhe sulmuar Spalletti dhe Inter. Dëshira për të bërë keq”, përfundoi trajneri i Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat