Luis Enrique, një hap larg caktimit si trajner i ri i Chelsea

Futboll

Luis Enrique, një hap larg caktimit si trajner i ri i Chelsea

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 15:15
Luis Enrique

Luis Enrique Martinez është një hap larg nga nënshkrimi si trajner i Chelsea. Kështu shkruan katalanasja “Sport”. Roman Abramovich mund ta shkarkojë Antonio Conten, trajnerin e tanishëm, në orët e ardhshme dhe ish-trajneri i Barçës është i vendosur në “pole position” për të mbushur vendin e lirë. Humbja 4-1 ndaj Watford e lë trajnerin italian në një pozitë shumë delikate, pasi ka regjistruar tri humbje në katër ndeshjet e fundit. Chelsea është i katërti në klasifikimin e Premier League, 19 pikë të liderit, Manchester City, dhe madje rrezikohet pjesëmarrja e tij në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, sepse është fare pranë vendit të pestë.

Abramovich është lodhur nga rezultatet e këqija në një sezon që filloi keq për shkak të konfrontimit midis trajnerit dhe yllit të tij, Diego Costa, i cili më në fund u transferua tek Atlético Madrid. Conte, i cili kërkoi mbështetje publike nga Abramoviç, është i vetëm. Chelsea mund të marrë vendimin për të goditur Conten brenda orëve. Dhe Luis Enrique, me një histori të gjatë prapa tij, është i pari në listën e Abramoviçit. Luis Enrique, i cili dëgjon ofertat, mund ta marrë drejtimin e bluve të Londrës përpara përplasjes kundër Barcelonës, që korrespondon me fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Kurioziteti është i madh, nëse do ta shohim Luis Enrique të luajë kundër Barcelonës dhe kundër lojtarëve, të cilët i udhëhoqi sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat