“Barcelona eliminon Chelsean, Messi më i miri në planet”

Futboll

“Barcelona eliminon Chelsean, Messi më i miri në planet”

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 13:22
Gary Lineker

Gary Lineker është në Barcelonë. Sulmuesi i mëparshëm i skuadrës katalanase, midis viteve 1986 dhe 1989, kohë kur arriti një popullaritet të madh, ka shqyrtuar shkurtimisht disa momente të karrierës së tij blaugrana, ndërsa ka thënë se “Barcelona është favorite kundër Chelsea”.

Lineker kujton: “Kujtimet e mia të asaj kohe janë të jashtëzakonshme; për ekipin, për qytetin, për më të mirët në botë… Për mua, Barça është klubi më i madh në botë”. Aktualisht një komentues sportiv, ai nuk humbet të japë lëvdata edhe për yllin e sotëm të Barçës: “Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, për mua. Mendova se kurrë nuk do të shihja ndonjë njeri më të mirë se Maradona, por Messi është i tillë”.

Sa i përket sfidës së ardhshme mes Barcelonës dhe Chelsea, Lineker është i qartë: “Mendoj se Barça do ta eliminojë Chelsea. Është një moment i vështirë për Chelsea, me Conten të pakënaqur nga transferimet. Mendoj se ndeshja vjen në një kohë të mirë për Barcelonën, por ende duhet të jetë e kujdesshme: Chelsea ka lojtarë të mëdhenj, si Hazard, apo Kante”. Në lidhje me një tjetër ndeshje, ku do të përballet Real Madridi me PSG-në, pohon se “francezët janë favoritë. Real Madridi ka qenë kampion për dy sezonet e fundit dhe ka përvojë, por unë nuk e shoh atë në një nivel të mirë tani”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat