Ylli i Realit kërkon të përfshihet në marrëveshje për Hazardit, në mënyrë që të kalojë te Chelsea

Futboll

Ylli i Realit kërkon të përfshihet në marrëveshje për Hazardit, në mënyrë që të kalojë te Chelsea

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 10:10
Marco Asension

Real Madridi pritet ta shtojë interesimin për yllin e Chelseat gjatë kësaj vere.

Dhe njëri prej lojtarëve të rinj më premtues të Real Madridit thuhet të ketë kërkuar të përfshihet në marrëveshje për Hazardin, në mënyrë që t’i bashkohet Chelsea.

Bëhet fjalë për Marco Asension, i cili ka minutazhë të kufizuar në “Santiago Bernabeu”.

22-vjeçari iu bashkua Realit nga Mallorca në vitin 2014 dhe nuk ka mundur të fitojë vend në mesfushën e Realit, e cila përbëhet nga Toni Kroos, Luka Modric dhe Casemiro.

Mediumi spanjoll Diario Gol pohon se Asensio ka biseduar me presidentin e Real Madridit, Florentino Perezin, rreth një transferimi të mundshëm në “Stamford Birdge”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat