Atletico, Real apo Inter? Martinez ka vendosur

Futboll

Atletico, Real apo Inter? Martinez ka vendosur

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 10:01
Martinez

Interi e ka bindur sulmuesin e Racing Club, Lautaro Martinez, që t’i refuzojë Atletico Madridin dhe Real Madridin.

Sipas Sportitalia, Interi ka punuar për të arritur një marrëveshje për muaj me radhë dhe ish lojtarët e klubit italian, Diego Milito dhe Javier Zanetti e kanë ndihmuar 20 vjeçarin për të zgjedhur Serinë A.

Milito ka qenë shokë skuadre me Martinez te Racing Club para se të pensionohet në vitin 2016.

Raportohet se këtë vikend do të takohen sërish palë për të arritur marrëveshje për 20 milionë euro plus bonuse.

“Kam mësuar shumë nga Milito. Gjithmonë jam në siklet kur flas me të dhe me Lisandro Lopez”, tha 20 vjeçari Martinez për “Goal.com”.

“Njerëzit vazhdojnë të më pyesin se ku do të shkojë: Real Madrid, Atletico Madrid apo Inter? Unë mundohem të fokusohem në atë që po bëj dhe të shijoj këtë ëndërr”.

“Kam thënë gjithmonë se më pëlqen futbolli spanjoll dhe është i përshtatshëm për mua, por e dua edhe futbollin italian. Kurse ai anglez është më shumë fizikisht se sa teknikisht, kështu që mund të jetë problem për mua”, shtoi talenti 20 vjeçar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat