Trajneri i Werderit “çmendet” pas Rashicës

Futboll

Trajneri i Werderit “çmendet” pas Rashicës

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 23:45
Ilustrim

"Është e mundshme që të luajë kundër Schalkes. Ai patjetër do të jetë në skuadër".

Futbollisti Rashica do të debutojë për Werder Bremen këtë të shtunën kundër Schalke 04.

21 vjeçari i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, vetëm pak ditë më parë u transferua te Werder Bremen nga Vitesse për 9 milionë euro, por ai mund të zbresë titullar kundër Schalkes të shtunën.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri, Florian Kohfeldt – i cili beson se talenti kosovar është i përgatitur mjaftueshëm për të debutuar me klubin gjerman.

“Miloti është lojtar që mund të na ndihmoj shumë. Ai ka kualitete të shkëlqyera”.

“Është e mundshme që të luajë kundër Schalkes. Ai patjetër do të jetë në skuadër”, tha trajneri i Werder Bremen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat