Përsëri keqpërdoret emri i Majlinda Kelmendit në Facebook, avokati Koci paralajmëron kallëzim penal

Futboll

Përsëri keqpërdoret emri i Majlinda Kelmendit në Facebook, avokati Koci paralajmëron kallëzim penal

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 15:37
Majlinda Kelmendi

Një faqe e dytë e rreme e krijuar në emër të superyllit kosovar, Majlinda Kelmendit, është verifikuar nga Facebook, pas asaj të parës, e cila ishte mbyllur pasi keqpërdori ermin e kampiones botërore në xhudo.

Avokati i autorizuar nga Majlinda Kelmendi dhe trajneri Driton Kuka, Arianit Koci, ka njoftuar përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, se kjo nuk është faqja e parë që e keqpërdor emrin e fitueses së medaljes së artë në Lojtar Olimpike në Rio.

Kjo për shkak se së fundmi është hapur dhe madje verifikuar nga Facebook një faqe tjetër në emër të Majlindës, me 25 mijë pëlqime.

Faqja e më hershme, e cila është mbyllur pasi është ngritur kallëzim penal ndaj keqpërdoruesve, kishte shpërndarë dy shkrime të rrejshme se Majlinda Kelmendi kinse do të “luftonte kundër një xhudisteje serbe” dhe se gjoja “ajo do të duhej ta linte xhudisten serbe të triumfonte”.

Koci ka shtuar se ai është autorizuar përsëri nga dyshja që të ngrejë kallëzim penal ndaj personave përgjegjës dhe ta mbyllë edhe këtë faqe.

“Pas që kjo faqe është e verifikuar, si duket të dhënat personale të Majlindës, me ndonjë dokument personal të saj, janë keqpërdorur,” ka shkruar Koci.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat