Dzeko: Chelsea klub i madh, por unë doja të qëndroja

Futboll

Dzeko: Chelsea klub i madh, por unë doja të qëndroja

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 11:53
Edin Dzeko

Sulmuesi boshnjak është kërkuar me ngulm nga Chelsea.

Ishte shumë pranë kalimit te Chelsea por në fund marrëveshja u prish dhe Edin Dzeko qëndroi te Roma.

Megjithatë, sulmuesi boshnjak nuk bëhet aspak pishman që nuk iu bashkua skuadrës së Antonio Contes pasi ai është i lumtur te Roma. Në një intervistë 31-vjeçari ballkanas theksoi se Roma është pjesë e jetës së tij dhe gjithmonë do të jetë.

“Më erdhi mirë për interesimin e Chelsea-it, pasi bëhet fjalë për një klub të rëndësishëm dhe që e vlerësoj shumë, por dëshira ime ishte të qëndroja te Roma”, theksoi sulmuesi boshnjak.

Dzeko i është bashkuar Romës në vitin 2015 nga Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat