Shehu: Të gjithë kundër ekipit tonë!

Futboll

Shehu: Të gjithë kundër ekipit tonë!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 janar 2018 Në ora: 18:15
Faton Shehu

Disa skuadra në Ligën e Parë të Kosovës mëtojnë të ikin nga fundi i renditjes, ndër to është edhe Hajvalia, e cila në edicionin 2015-16 ka qenë nënkampion i Kosovës në elitë. Megjithatë, kriza financiare pruri këtë ekip në një pozicion të palakmueshëm dhe ta humbë statusin elitë, tani garon në Ligën e Parë dhe me futbollistë pothuajse me moshën me të re.

Futbollisti 19-vjeçar, Faton Shehu, tha se me Hajvalinë synojnë mesin e tabelës. “Atmosfera është shumë e mirë në stërvitje, mirëpo kushtet atmosferike nuk janë shumë të mira për t’i realizuar stërvitjet gjatë kësaj faze. Po presim konfirmimin, se kur do të ikim sa me shpejt në Shqipëri për ta realizuar fazën tjetër të përgatitjeve. Kemi një ekip shumë të mirë, lojtarët janë shumë kualitet dhe kanë vullnet të madh për të mbajtur stërvitje pothuajse edhe 2 deri 3 herë në ditë”, thotë Shehu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Hajvalia ende nuk ka stadium të vetin, por ndeshjet si vendas i zhvillon në fushën në Kizhnicë, e cila nuk është e përshtatshme. Megjithëkëtë,  Hajvalia kërkon rezultate sa më të mira në pjesën e dytë të kampionatit. Pas 17 jave Hajvalia është në vend të 13-të me 17 pikë dhe mjaft e rrezikuar. “Synimet e Hajvalisë në këtë sezon janë që të ngjiten në 6-7 vendet e para.

Shpresoj se me këtë punë që jemi duke e bërë me trajnerin tonë të tanishëm Emin Bajramin, që e falënderoj për punën perfekte të tij, do të arrijmë qëllimin tonë”, theksoi mesfushori defensivë dhe herë luan qendërmbrojtës. Sa është vështirë të luhet në Ligën e Parë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat