Vëllezërit Shabani në prova te Hajduku

Futboll

Vëllezërit Shabani në prova te Hajduku

Më: 29 janar 2018 Në ora: 15:09
Vëllezërit Shabani në prova te Hajduku

Vëllezërit Ermir dhe Erlind Shabani nga Ferizaj kanë udhëtuar për në Split të Kroacisë, pasi për dy javë rresht do të jenë në prova tek gjiganti kroat Hajduku, duke iu falënderuar agjentit të  NK Hajduk, Albin Sahatgjiu nga Gjakova.

Futbollistët e talentuar ferizajas aktualisht janë pjesë e klubit të futbollit Prishtina dhe me paraqitjet e tyre të mira në këtë klub, kanë shtyrë klubin kroat që t'u ofrojë mundësinë që të provohen. Vëllezërit Shabani kanë qenë pjesë e grumbullime të kombëtares së Kosovës U-17. Si Ermiri, ashtu edhe Erlindi janë lojtarët kyç të klubit të Prishtinës në kategorinë e kadetëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat