Spalletti: Një barazim i hidhur, nuk pashë asnjë përmirësim nga skuadra

Futboll

Spalletti: Një barazim i hidhur, nuk pashë asnjë përmirësim nga skuadra

Më: 28 janar 2018 Në ora: 16:56
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti pranon se barazimi ndaj SPAL e ka lënë me një shije të hidhur dhe mbi të gjitha pranon se nuk ka parë asnjë përmirësim nga skuadra.

Zikaltrit kanë shtatë ndeshje pa fitore në Serie A. Francesco Vicari i fali një gol në pjesën e dytë, por Albero Paloschi barazoi gjithçka në minutën e 91-të.

“Normal që kur pësojmë një gol të tillë në fund, të lë me një shije të hidhur në gojë,” shprehet trajneri për Mediaset Premium.

“Kemi shumë punë për të bërë. Nuk do të thosha se jam i shqetësuar.

Nuk kam parë asnjë përmirësim edhe nga koha kur fitonim ndeshjet radhazi, pasi gjithmonë kemi pasur këto momente ‘blackout-i’ ku humbasim topin dhe nuk luftojmë për ta rifituar.

“Nuk po arrijmë të gjejmë balancë dhe një mentalitet homogjen. Deri në momentin që do ta bëjmë këtë gjë, nuk do të shkojmë larg.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat