Chelsea pa respekt për Newcastlen

Futboll

Chelsea pa respekt për Newcastlen

Më: 28 janar 2018 Në ora: 16:37
Batshuayi

Chelsea ka mposhtur pa shumë probleme Newcastle në raundin e katërt të FA Cup me rezultatin 3;0. Ishte një pasdite e bukur në Londër teksa të besuarit e Conte-s nuk e vunë asnjëherë në dyshim fitoren duke dominuar kundërshtarin në çdo cep të fushës dhe duke merituar kalimin në raundin e pestë të kupës.

Megjithëse ndeshja filloi me ritme të ngadalta pasi vendasit e morën shtruar, goli i Batshuayi në minutën e 31’ zhbllokoi rezultatin pas një asisti të bukur të Marcos Alonso. Pak përpara se të përfundonte pjesa e parë sulmuesi belg shënoi golin e dytë duke vendosur ekipin e tij në një situatë të mirë për kualifikimin. Në pjesën e dytë Blutë nuk e ulën ritmin dhe ishte Marcos Alonso ai që vulosi fitoren me një gol fantastik nga 25 metra. Mbrojtësi ka qenë një nga më të mirët për Conte-n edhe këtë sezon. Golat i shënuan: Batshuayi (31' e 44') dhe Alonso (72').

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat