Rashica titullar në fitoren e madhe të Vitesses

Futboll

Rashica titullar në fitoren e madhe të Vitesses

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2018 Në ora: 14:01
Milot Rashica

Futbollisti Milot Rashica luajti titullar për Vitessen e cila si mysafir importoi tri pikë domethënëse. Vitesse triumfoi me rezultat 2:1 në ballafaqim me Zwollen, në kuadër të javës së 20-të të Kampionatit të Holandës.

Rashica kontribuoi në këtë fitore të madhe ndaj një rivalit mjaft të fortë. Për Vitessen shënuan: Linssen (29'), Mount (75') dhe për Zwollen: Namli (58'). Vitesse renditet në vend të gjashtë me 31 pikë, kurse Zwolle mbetet në pozitën e katërt me 36 sosh.

Rashica e Vitesse synojnë katër vendet e para në kampionat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat