Ronaldo pranë transferimit te Chelsea

Futboll

Ronaldo pranë transferimit te Chelsea

Më: 28 janar 2018 Në ora: 13:14
Ronaldo pranë transferimit te Chelsea

Mund të duket e pabesueshme, por e ardhmja e Cristiano Ronaldo mund të jetë te skuadra e Chelsea, në “Stamford Bridge”. Sulmuesi portugez është gati të rikthehet në Premier League, por këtë gjë nuk do ta bëjë për të luajtur me Manchester United, por me skuadrën kampione të Anglisë. Kjo nuk është thjesht një fantazi, por ky transferim mund të ndikohet edhe nga kalimi i Eden Hazard të Real Madrid, duke i dhënë jetë një shkëmbimi historik në futboll.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “The Sun”, që shprehet se sulmuesi 32-vjeçar është gati të lërë skuadrën “merengues” për t’u rikthyer në Premier League, duke parë sezonin e dobët që po zhvillon Reali. Kalimi i tij te Chelsea do të lehtësonte shumë transferimin e Hazard në Madrid, pasi vlera e belgut është e lartë edhe pse në garë për mesfushorin është edhe City. “Ky transferim te Chelsea ka më shumë kuptim se në çdo skuadër tjetër, pasi përfitojnë të gjithë”, tha një burim pranë Real.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat