Miftaraj: Prishtina do të jetë më e fortë në pranverë

Futboll

Miftaraj: Prishtina do të jetë më e fortë në pranverë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2018 Në ora: 19:26
Miftaraj

Skuadra me renome e futbollit Prishtina përgatitet në Antalia të Turqisë, me synime që t’i mbush bateritë sa më mirë për pjesën e dytë të kampionatit. Bardhekaltrit stërviten me përkushtim nën urdhrat e kryetrajnerit Mirel Josa.  Futbollisti i Prishtinës, Diar Miftaraj, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se atmosfera është shumë e mirë në Antalia.

Sipas tij, kushtet për punë janë shumë të mira. “Kemi ardhur në Antalia dhe përgatitem maksimalisht. Kushtet janë mjaft të mira, atmosfera është shumë e mirë dhe gjithçka po shkon sipas planit”, tha  Miftaraj. Prishtina është në vend të dytë me 32 pikë, ka dy me pak se kampioni vjeshtor Llapi. Prishtina përveç titullin, çfarë synon tjetër? “Jemi në vendin e dytë dhe besoj se shumë shpejt do ta kapim vendin e parë, si dhe besoj se do të shpallemi kampion, pasi që kemi ekip mjaft kualitative. Përveç kampionatit ne do të luftojmë deri në fund edhe për Kupën e Kosovës, pasi qe jemi në garë edhe aty”, theksoi ai.

Çfarë e veçojë vjeshtën dhe çfarë i mungon tash Prishtinës?  “Mendoj se ka ndikuar negativisht të Prishtina lëndimet e shumta në skuadër, po besoj se nëse krejt ekipi jemi të gatshëm për pranverë, atëherë mendoj se do të jemi kandidati numër një për titull. Sepse kemi ekipin e kompletuar në çdo repart”, tha futbollisti. Prishtina pretendon se do të jetë më e fortë në pranverë. “Mendoj se në pranverë do të ketë lojë shumë më të vështira dhe ne do të mundohemi që të përgatitemi më mirë në çdo aspekt, që ta kemi më të lehtë. Sigurisht...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat