Dita e parë e qëndrimit në Antalya

Futboll

Dita e parë e qëndrimit në Antalya

Më: 26 janar 2018 Në ora: 17:09
Dita e parë e qëndrimit në Antalya

Pas motit të keç dhe udhëtimit të gjatë 20 orësh, qëndrimit për disa orë në hotel në Stamboll, skuadra e Prishtinës ka mbërritur mbrëmë pas orëve të mesnatës në Antalya, më saktësisht në Lara, hotel “Titanic”. Dhe në një hotel me të gjitha kushtet ideale e gati deri te ajo e luksit, skuadra ka marrë shumë shpejt vetën duke mbajtur sot dy seanca stërvitore - paradite vrapim, pasdite seancë një orë e gjysmë stërvitje në fushën e kompleksit të hotel “Titanic” - dhjetë minuta larg nga hoteli.

Edhe futbollistët duke parë kushtet e jashtëzakonshme të qëndrimit dhe të punës, nga treningu i parë kanë treguar vullnet të madh për punë duke aplikuar me përpikëri detyrat e dhëna nga shtabi teknik, thuhet nga FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat