Lajm i keq për Chelsea

Futboll

Lajm i keq për Chelsea

Më: 26 janar 2018 Në ora: 16:30
Chelsea

Chelsea të dielën zhvillon ndeshjen e FA Cup ndaj Newcastle United.

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, ka konfirmuar se skuadra e tij nuk do të mund të llogarisë në sulmuesin Alvaro Morata, Thibaut Courtois dhe Willian në ndeshjen ndaj Newcastle United në FA Cup.

Ndeshja mes Chelsea dhe Newcastle United luhet ditën e diel duke filluar nga ora 14:30.

Kujtojmë se tashmë Chelsea është eliminuar nga njëra garë këtë sezon, nga ‘Carabao Cup’, ku është mposhtur në gjysmëfinale nga Arsenali me rezultat 2:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat