Chelsea, konfirmohet “lufta e ftohtë” mes trajnerit Conte dhe drejtoreshës Granovskaia!!!

Futboll

Chelsea, konfirmohet “lufta e ftohtë” mes trajnerit Conte dhe drejtoreshës Granovskaia!!!

Më: 26 janar 2018 Në ora: 14:21
Ilustrim

Humbja e “paqeruajtësit” Michael Emenalo nuk do të ndihmojë Antonio Conte në marrëdhënien e tij me bordin drejtues të Chelsea, në javët e fundit, teksa marrëdhëniet mes palëve mbeten konfliktuale. Emenalo ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit teknik të Chelsea në nëntor, pasi ka punuar më pasi si krahu i djathtë i 48-vjeçarit Conte, prapa skenave në klubin “blu”.

Kalimi i tij te Monaco e ka lënë trajnerin italian të vetëm përballë drejtoreshës ruse të klubit Marina Granovskaia dhe marrëdhëniet mes tyre lënë shumë për të dëshiruar. Sipas shtypit anglez, ndihmësi i Conte, Carlo Cudicini po luan rolin e ndërmjetësit mes të dyve, pasi largimi i Emenalo nuk ka ndihmuar për të zgjidhur problemet.

Emenalo kishte një kontakt të përditshëm dhe Conte dhe gjithashtu ishte një njeri i afërt me pronarin Roman Abramovich. Kësisoj ai luante rolin e ndërmjetësish. Pas humbjes së Chelsea në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës kundër Arsenal, Conte ndërtoi një “digë” mes tij dhe bordit drejtues duke thënë se ishin ata që vendosin për secilën prej blerjeve të klubit. Londinezët ende nuk kanë gjetur një zëvendësues për Emenalo, që ka qenë një nga njerëzit më të rëndësishëm në klub gjatë dekadës së fundit.

Në këto kushte, largimi i tij ka nisur “luftën e ftohtë” mes Conte dhe Granovskaia, me Cudicini që po përpiqet të veshë kostumin e “paqeruajtësit”, por a do t’ia dalë ish-portieri të zbusë tensionet?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat