Kosova është në grup me Maltën, Ishujt Faroe e Azerbajxhanin! Shqipëria në grup interesant

Futboll

Kosova është në grup me Maltën, Ishujt Faroe e Azerbajxhanin! Shqipëria në grup interesant

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2018 Në ora: 11:04
Pamje nga shorti

E plotësuar:  -Shqipëria është në grupin 1, me Skocinë, Izraelin. Kosova është në grupin 3 të Ligës së Kombeve D, me Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerjbaxhani.

Liga A
Grupi 1
Gjermania
Franca
Holanda

Grupi 2
Belgjika
Zvicra
Islanda

Grupi 3
Portugalia
Italia
Polonia

Grupi 4
Spanja
Anglia
Kroacia 

Liga B

Grupi 1

Sllovakia

Ukraina

Çekia

Grupi 2

Rusia

Suedia

Turqia

Grupi 3

Austria

Bosnja

Irlanda Veriore

Grupi 4

Uellsi

Republika e Irlandës

Danimarka

Liga C

Grupi 1

Shqipëria

Skocia

Shqipëria

Izraelin

Grupi 2

Hungaria

Greqia

Finlanda

Estonia

Grupi 3

Sllovenia

Norvegjia

Bullgaria

Qipro

Grupi 4

Rumania

Serbia

Mali i Zi

Lituania

Liga D

Grupi 1

Gjeorgjia

Letonia

Kazakistani

Andorra

Grupit 2

Bjellorusia

Luksemburgu

Moldavia

San Marino

Grupi 3

Kosova

Malta

Ishujt Faroe

Azerbajxhani

Grupi 4

Maqedonia

Armenia

Liehteshtejni

Gjibraltari

 Kombëtarja e Kosovës është në ethet e Ligës së Kombeve në futboll, e cila hidhet sot në orën 12.00 në Lausanne

të Zvicrës. Kosova do t’i mësojë rivalët me të cilët do të ndeshet në këtë garë që organizohet për herë të parë.

Kosova është në Ligën D dhe në vazon e katërt përkrah Andorrës, San Marinos dhe Gjibraltarit, ndërsa kokat e

grupit do të jenë Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia dhe Gjeorgjia. Analisti për futboll, Genc Sermaxhaj,

tha se Liga e Kombeve është një rast i mirë për të gjitha kombëtaret e Evropës. “Liga e kombeve është një rast i mirë

për kombëtaret e Evropës që ta sigurojnë një biletë për evropianin e ardhshëm. Për Kosovën do të jetë një rast i

mirë që të ketë sa më shumë ndeshje në mënyrë që të përballet me kombëtare tjera të forta dhe dalëngadalë të

krijojmë një identitet të lojës tonë. Çdo kombëtare për Kosovën që do te bie në grup do të jetë e fortë për ne sepse

të gjitha janë në ranglistë më lartë se ne dhe përballjet me to do të jenë të vështira, por do të jetë një mundësi

e mirë të përballemi dhe të shohim se si do të paraqitemi ndaj tyre”, thotë Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota

sot”. A ka gjasa Kosova që të bën mrekulli? “Të jemi realist, jo nuk do të bëj mrekulli, por shpresojmë të kemi

rezultate më të mira sesa kualifikimet që lamë pas”, ka thënë Sermaxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat