Selmani e Bunjaku kujtojnë kohën e sakrificës përballë Serbisë shoveniste

Futboll

Selmani e Bunjaku kujtojnë kohën e sakrificës përballë Serbisë shoveniste

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2018 Në ora: 11:21
Shefqet Mustafa, Skënder Selmani, Rexhep Potoku, Ruzhdi Statovci

Ish-anëtar i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet 1991-95, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta, Skënder Selmani, së bashku me ish gjyqtarin e futbollit, Nexhmedin Bunjaku, ishin prezent në ceremoninë e shpalljes së laureatëve më të mirë të vitit 2017, e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në Gjermani.

“Me Shefqet Mustafa, Skënder Selmani, Rexhep Potoku, Ruzhdi Statovci (kryetar i FSHFGJ-së)”, shkruan Bunjaku.

“Vërtet ishte kënaqësi të jesh në ceremoninë e shpalljes se laureatëve të vitit 2017 nga FSHFGJ dhe pjese e ndeshjes në mes te futbollistëve shqiptar të përzgjedhur nga Gjermania dhe atyre nga Holanda”, shkruan Bunjaku. Në fakt, Selmani dhe Bunjaku, paksa kujtuan edhe periudhën e okupimit, kur u organizuan garat e Republikës së Kosovës dhe ishin vazhdimisht të përndjekur nga milicia e Serbisë shoveniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat