Roma e pëson në fund, Vecino shpëton Inter-in

Futboll

Roma e pëson në fund, Vecino shpëton Inter-in

Më: 21 janar 2018 Në ora: 22:58
Mauro Icardi

Inter dhe Roma do të ndajnë nga një pikë në supersfidën e javës së 20-të të Serie A pas rezultatit 1-1. Ishte një ndeshje me emocione në një San Siro të mbushur plotë por niveli i skuadrave linte për të dëshiruar. Shumë gabime që mund të evitoheshin, raste foshnjarake të humbura nga Inter dhe pa harruar golin e parë të Roma-s që erdhi nga një gabim i Santon.

Megjithëse ishin vendasit ata që kishin disa mundësi të mira, dhe madje një penallti e padhënë ndaj Icardi-t, është Roma që kalon në avantazh krejt papritmas. Pas një topi të gjatë të portierit Alisson, Santon nuk orientohet mirë në fushë nga e majta duke mos u koordinuar për të larguar topin dhe i jep mundësinë El Shaarawy-t të futet brenda zonës dhe të shënojë golin e avantazhit.

Inter vazhdon të krijojë raste por nuk është i qetë përpara portës. Edhe pas pushimit ka vetëm një ekip në fushë, dhe ai është Inter. Roma vetëm mbrohet duke mos bërë asnjë përpjekje për të mbyllur ndeshjen.

Por Inter vazhdon të shpërdorojë deri në minutën e 86’ kur Vecino barazon gjithçka pas krosit të bukur të Brozovic. Në minutat e fundit të ndeshjes ndeshja ishte e hapur por skuadrat bënin gabime elementare dhe duhet të kënaqen me nga një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat