Xhemaili fantastik, rikthehet me gol në Bologna

Futboll

Xhemaili fantastik, rikthehet me gol në Bologna

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2018 Në ora: 17:07
Blerim Xhemaili

Futbollisti Blerim Xhemaili pas një kohe nga Montreal u rikthye në Bologna, dhe me plot sukses, duke shënuar në fitoren e thellë me 3:0 kundër Beneventos. Xhemaili tregoi paraqitje shumë të mirë dhe ndihmoi Bolognan në fitoren e thellë.  Xhemaili në minutën e 88-të shënoi golin e fundit dhe nga rreth 17 metra, duke deklasuar rivalin. Destro (35'), De Maio (73') e Xhemaili (88') shënuan për fitoren e thellë. Xhemaili u paraqit standard, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 44-të. Berat Gjimshiti e Ledian Memushaj luajtën për Beneventon, por zhgënjyen me paraqitje. Memushaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 57-të.  Bologna është në vend të 12-të me 27 pikë apo ka 20 më shumë se Benevento në fund të renditjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat