Shqiptari bëhet hero te Milani, futet në lojë dhe shënon vetëm pas 30 sekondash

Futboll

Shqiptari bëhet hero te Milani, futet në lojë dhe shënon vetëm pas 30 sekondash

Më: 21 janar 2018 Në ora: 16:50
Milan

Futbollisti shqiptar, Ismet Sinani është duke kaluar një nga momentet e tij më të mira te skuadra e të rinjve të Milanit. Sulmuesi 19 vjecar ka qenë heroi i ekipit të tij në ndeshjen e kampionatit ndaj Sasuolos.

Milani arriti ta fitonte sfidën me rezultatin 2-1, ku goli i sulmuesit shqiptar rezultoi tepër vendimtar.

Sinani nuk u preferua si titullar në këtë sfidë dhe nisi ndeshjen nga stoli. Ai u hodh në fushën e lojës në minutën e 84-t kur ndeshja ishte 1-1. Vetëm 30 sekonda i kanë mjaftuar atij për të gjetur rrugën e rrjetës.

Me triumfin e sotëm, kuqezinjtë u ngjitën në vendin e 4-t, ndërsa 19-vjeçari tregoi se ka një të ardhme tepër premtuese dhe ëndërron një vend te ekipi i parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat