Shqiptarët ndahen baras në Holandë

Futboll

Shqiptarët ndahen baras në Holandë

Nga: K.Goca Më: 21 janar 2018 Në ora: 16:40
Lojtarët e Vitesses

Milot Rashica dhe Arbër Zeneli, reprezentues të Kosovës, i ndanë pikët në elitën e futbollit holandez. Rashica u paraqit titullar për Vitessen sikurse edhe Zeneli për Heerenveenin, e cila përfundoi pa fitues (1:1).

Vitesse kishte përparësinë e fushës, por nuk ia doli të fiton ndaj Heerenveenit mjaft të fortë.

Hoegh shënoi autogol në minutën e 13-të për epërsinë e Vitesses, kurse van Amersfoort barazoi shifrat pikërisht në minutën e 37-të. Ai shënoi eurogol nga rreth 20 metra. Vitesse është në vend të shtatë me 28 pikë, katër më shumë se Heerenveeni në pozitën e nëntë në renditje pas 19 jave të luajtura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat