Brighton-Chelsea, “Blutë” të pamposhtur në 7 ndeshjet e fundit

Futboll

Brighton-Chelsea, “Blutë” të pamposhtur në 7 ndeshjet e fundit

Më: 20 janar 2018 Në ora: 07:45
Chelsea

Kampionët në fuqi të Anglisë do të kthehen në fushë të shtunën pas kualifikimit të vuajtur të marrë kundër Norwich në Kupën e Anglisë. “Blutë”, në fakt, kanë arritur të mposhtin skuadrën e Championship-it pas gjuajtjes së penalltive pasi koha e rregullt është mbyllur në barazim 1-1. Skuadra e Conte-s do të kërkojë t’i japë vazhdimësi këtij suksesi kur të shkojë në fushën e Brighton në javën e 24-të të Premier League.

“Pulëbardhat” e kanë nisur shumë mirë kampionatin, por duket se tani kanë filluar të ndiejnë peshën e një kampionati të nivelit të lartë. Skuadra e Hughton është vetëm tri pikë larg zonës së rënies nga kategoria pas humbjes -0 të pësuar kundër West Bromwich të shtunën e kaluar. Brighton nuk ka pësuar asnjë humbje në katër nga pesë ndeshjet e fundit të kampionatit, por ka pësuar një humbje të rëndë 5-1 kundër Liverpool.

Ndeshja e fazës së parë është fituar nga Chelsea me rezultatin 2-0 falë golave të Morata dhe Alonso. Kjo ka qenë edhe sfida e parë zyrtare mes këtyre dy ekipeve. Brighton nuk ka arritur të fitojë 11 nga 12 ndeshjet e fundit të kampionatit, ndërsa Chelsea është i pamposhtur në 7 ndeshjet e fundit të Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat