Hamiti: Do të jemi më të fortë se në vjeshtë

Futboll

Hamiti: Do të jemi më të fortë se në vjeshtë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2018 Në ora: 19:27
Genc Hamiti

Drenica përgatitet me zell të shtuar për pjesën e dytë të kampionatit nën drejtimin e trajnerit Sadat Pajaziti. Skuadra nga Skenderaj pretendon mesin e renditjes në elitën e futbollit. Sipas tyre, synimi tjetër është edhe ngritja e nivelit të lojës, që të jetë sa më e bukur edhe për sytë e shikuesve.  Futbollisti Genc Hamiti, tha se atmosfera në klub është shumë e mirë dhe në anën tjetër, si gjithmonë faza e parë e përgatitjeve është e mundimshme.

“Atmosfera është shumë e mirë, e ngrohtë, por njëkohësisht serioziteti në punë dhe angazhimi në këtë periudhë përgatitore, e cila dihet se është pak më vështirë në aspektin fizik”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Hamiti. Ai tha se, beson e shpreson që do të arrijnë rezultate të mira edhe në pranverë. Drenica përfundoi në vend të gjashtë me 28 pikë gjatë vjeshtës, por ka 6 pikë me pak se kampioni vjeshtor, Llapi dhe tri më shumë se pozita e nëntë, Vëllaznimi.

“Besoj se do të jemi më të fortë se në vjeshtë. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm të punës dhe angazhim besoj se edhe më të fortë, duke treguar lojëra të mira, dhe sukses në rezultate”, theksoi ai. Synimet e drenicasve janë modeste, nuk synojnë kreun, por të jenë stabil në mesin e tabelës dhe mos ta ndien edhe presionin e mbijetesës. “Nuk ka ndonjë objektiv madhorë, si titulli apo kupa, por meqenëse mundësitë janë reale, ne do të punojmë dhe do të përpiqemi që të arrijmë maksimumin në të gjitha ndeshjet, ndërsa pas këtij gjysmëstinori...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat