Genci ka një arsye që mban mustaqet tash e sa vite

Futboll

Genci ka një arsye që mban mustaqet tash e sa vite

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2018 Në ora: 19:32
Genc Sermaxhaj

Ish futbollisti i mirënjohur i Kosovës, Genc Sermaxhaj, ka një arsye që mban mustaqet po ashtu edhe mjekrën dhe së fundi përdorë edhe syzet! Ish futbollisti i kombëtares së Kosovës dhe i disa skuadrave në vendin tonë, që nga viti 2009 mban me fanatizëm mustaqet, por edhe pak a shumë ka rritur mjekrën.

Image

“Mbaj këtë pamje të mjekrës dhe mustaqeve prej kohësh, ndoshta nga viti 2009/10, sepse mendoj se dukem më mirë me të se pa të, pastaj jam mësuar me pamjen e njëjtë dhe nuk mendoj të bëj ndonjë ndryshim..”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sa i përket syzeve, trajneri i shkollës së futbollit "78" nga Gjilani, ka një shpjegim: “Syzet i mbaj sepse syri i majtë ka filluar me u dobësuar paksa, tani po i mbaj për t’i mbrojtur sadopak, gjithashtu me mbrojnë gjatë kohës kur lexoj, shikoj TV dhe tel”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat