Hasani: Me tradhtoi Flamurtari!

Futboll

Hasani: Me tradhtoi Flamurtari!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2018 Në ora: 18:58
Fidan Hasani

Mbrojtësi Fidan Hasani e kishte për zemër Flamurtarin e Prishtinës, por asnjëherë nuk i kishte shkuar mendja se një ditë do ta tradhtohet fortë e keq nga klubi. Ai këtë tradhti s’e ka të lehtë që ta përpin, por sipas tij le të mbetet në ndërgjegjen e tyre. Hasani tani shikon kalimin në ndonjë ekip tjetër, gjasat janë që të shkoi edhe në një klub të Shqipërisë.

“Jam në bisedime me dy klube dhe shpejt do të vendosi për skuadrën e re”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai është i revoltuar me kuqezinjtë, skuadër e cila lufton me mish e më shpirt për të mbetur në elitë.

“Me tradhtoi Flamurtari, por lë të jetë në ndërgjegjen e tyre, kështu që i mbetet kohës me u pa gjërat”, tha Hasani. Flamurtari ishte klubi i zemrës tuaj, a e keni pritur një tradhti të tyre dhe pse iu tradhtoi? “Flamurtari është klubi i zemrës dhe do të mbetet deri në vdekje pa marrë parasysh mosmarrëveshjet me kryetarin, të gjithë mund të shkojnë, por Flamurtari mbetet”, përgjigjet futbollisti. Më tutje Hasani tha se...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat