Ozil te Juventusi në verë, mediat angleze janë të sigurta

Futboll

Ozil te Juventusi në verë, mediat angleze janë të sigurta

Më: 14 janar 2018 Në ora: 00:42
Mesut Ozil

Mesut Ozil te Juventusi. Është ky lajmi i bujshëm që publikojnë mediat angleze dhe më konkretisht gazeta presitgjoze Daily Mail. Mesfushori turko-gjerman është në skadencë kontrate me Arsenalin dhe do të largohet në verë nga skuadra londineze me parametër zero.

Paga e lartë prej 10 milionë eurosh që përfiton Ozil te Arsenali mund të jetë pengesa e vetme në këtë tratativë merkatoje por dëshira e mesfushorit është të vishet bardhezi pasi te Juventusi përveç se një skuadër të aftë për të fituar në çdo kompeticion të mundshëm, Ozil do të ribashkohej edhe me shokët e tij të kombëtares gjermane Khedira, Hoëedes dhe Emre Can i cili ka arritur akordin me kampionët e Italisë dhe do të transferohet në verë te Juvja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat