Antonio Conte ka pranuar se mund të largohet nga posti i menaxherit në Chelsea.
“Gjithçka është e mundur. Kam edhe një vit në kontratë me këtë klub, por në futboll gjithçka është e mundur”, ka thënë Conte.
Ai ka folur edhe për punën e trajnerit, duke e vlerësuar atë si shumë të vështirë.
“Puna jonë është shumë e vështirë sepse gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt”, ka shtuar ai.