Ish-ylli i Chelsea lë Kinën për Interin: Dua të luaj sërish në Europë

Futboll

Ish-ylli i Chelsea lë Kinën për Interin: Dua të luaj sërish në Europë

Më: 10 janar 2018 Në ora: 21:01
Mesfushori brazilian Ramires Santos do Nascimento me fanellen e Jiangsu Suning

“Nuk varet gjithçka nga unë, por do të isha shumë i lumtur nëse do të luaja sërish në Europë. Unë shpresoj që të gjendet një marrëveshje mes dy skuadrave dhe të luaj me Interin këtë sezon”, ka qenë deklarata e dhënë sot nga mesfushori brazilian Ramires Santos do Nascimento, që aktualisht luan në Kinë me ekipin e Jiangsu Suning.

Por famën më të madhe e bëri në Premier League, kur luante me Chelsea dhe ku është shpallur kampion. Por Ramires duket se nuk është i kënaqur në Kinë dhe është gati të luajë sërish në Europë, me skuadrën tjetër të Suning, atë të Interit.

“Unë jam ende në Kinë, ku ka nisur fazën përgatitore, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Di që Inter ka folur me agjentin tim dhe jam i kënaqur që e vlerësojnë punën time. Unë po përgatitem që të jem gati sa më shpejt të jetë e mundur edhe pse nuk e di nëse do të jem pejsë e skuadrës së Spalletti. E vlerësoj si trajner dhe sidomos faktin që më ka vëzhguar kohët e fundit”, tha Ramires, që mund të jetë pjesë e skuadrëz zikaltër.

Mesfushori 30-vjeçar aktualisht paguhet 10 milionë euro, shumë që vështirë se Inter mund t’ia garantojë. “Unë dua që të dyja skuadrat të bien dakord dhe ta zgjidhin këtë çështje”, tha Ramires.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat