Maliqi: Shpresojmë që të luajmë në fushën tonë

Futboll

Maliqi: Shpresojmë që të luajmë në fushën tonë

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2018 Në ora: 19:09
Agim Maliqi

Në edicionin 2015-16 Hajvalia ka qenë nënkampion në elitën e futbollit, ndërsa tani lufton me mish e më shpirt që të mbetet në Ligën e Parë të Kosovës!  Kriza financiare ka qenë prej shkaktarëve që Hajvalia kishte humbë statusin e elitës, sepse kishte mbetur pa shumë lojtarë titullarë, ndërsa tani mundohet me të gjitha forcat që të mobilizohet që të jetë më kompakte në Ligën e Parë.

Hajvalia zuri vendin e 13-të me 17 pikë gjatë pjesës vjeshtore, por kjo nuk i jep aspak qetësi në vazhdim të kampionatit. Kryetrajneri i kësaj skuadre, Agim Maliqi, tha se do të mundohen të organizohen sa më mirë dhe sipas tij, pritet me 15 janar t’i nisin përgatitjet për stinorin pranveror. Cilat është gjendja te Hajvalia?

“Gjendja nuk ka qenë fare e mirë në sezonin e kaluar, por tash kryesia e klubit janë duke bërë çmos që të kemi kushte më të mira, kështu që në sezonin pranveror të jemi sa më të fortë si me lojtar ashtu edhe me financa. Kemi një ekip të ri e shumë të mirë”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Maliqi. Hajvalia mëton përforcimet për pjesën e dytë të kampionatit, që të jetë sa më e kompletuar. “Hajvalia? Në pranverë na duhet të përforcohem në tri repartet. Jemi duke bërë çmos që të angazhojmë ndonjë lojtarë me...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat