Ky është futbollisti i parë që këtë afat do të largohet nga Chelsea

Futboll

Ky është futbollisti i parë që këtë afat do të largohet nga Chelsea

Më: 8 janar 2018 Në ora: 16:32
Futbollistët e Chelseas

Michy Batshuayi mund të jetë futbollisti i parë që mund të largohet nga Chelsea këtë afat kalimtar.

Sulmuesi belg që nuk po arrin të ketë kohën e mjaftueshme në dispozicion për të treguar cilësitë e tij te Chelsea e Antonio Conte, mund të ndryshojë skuadër.

Është Sevilla që po kërkon 23 vjeçarin, mëson ‘Goal.com’.

Vicenzo Montella ka kërkuar nga drejtuesit e Sevillas që të nisin procesin për arritjen e një marrëveshje me Chelsean, për të huazuar ish sulmuesin e Marseille.

Batshuayi është pjesë e Chelsea që nga viti 2016, ku ka regjistruar vetëm 31 paraqitje, duke shënuar shtatë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat