Coutinho: Shpresoj t’i përmbush të gjitha pritshmëritë

Futboll

Coutinho: Shpresoj t’i përmbush të gjitha pritshmëritë

Më: 8 janar 2018 Në ora: 14:34
??Philippe Coutinho

Lojtari i ri i Barcelonës, ??Philippe Coutinho, ia dedikoi tifozëve katalanas fjalët e tij të para, gjatë prezantimit zyrtar. Futbollisti brazilian, pas ceremonisë zyrtare të nënshkrimit, iu përgjigj fjalëve të presidentit Bartomeu, duke nënvizuar se shpreson që t’i përmbushë në fushën e blertë të gjitha pritshmëritë dhe u është shumë mirënjohës të gjithë drejtuesve të Barcelonës për përpjekjet deri në transferimin e tij në “Camp Nou”: “Falënderoj presidentin dhe të gjithë ata që kanë bërë të mundur nënshkrimin. Unë jam shumë i lumtur, kjo është një ëndërr që bëhet e vërtetë. Unë shpresoj që t’iu përgjigjem në fushë të gjitha parashikimeve dhe pritshmërive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat