Renova fillon përgatitjet me dy përforcime

Futboll

Renova fillon përgatitjet me dy përforcime

Nga: Shaban Sinani Më: 8 janar 2018 Në ora: 14:29
Pamje nga stërvitja

Klubi i futbollit Renova, ashtu siç e kishte paralajmëruar që më parë, sot, startoi me përgatitje për pjesën pranverore e cila starton me 14 shkurt. Në grumbullimin e parë shefi i stafit teknik Vlatko Kostov njoftoi futbollistët me plan programin e përgatitjeve, ndërsa më pas në stadiumin te Qendra Sportive zhvilloi seancën e parë stërvitore. “Po, mbijetesa është prioriteti kryesor i Renovës. Renova dëshiron që t’iu ikë vendeve që çojnë në rang më të ulët dhe balotazh. Nëse arrijmë këtë do të ishte sukses për ne dhe normalisht aq sa mundemi, por edhe fati në short që të mundohemi maksimalisht për Kupën” deklaroi Kostov. Ekipit pas rikuperimit i është bashkangjitur edhe Xhelil Abdulla, ndërsa dy përforcimet e para janë Dos Santos Silva nga Pelisteri i cili ekipit do t’i bashkohet me 12 janar dhe Dejan Cvetanovski i cili vjen nga Pobeda e Prilepit. Ditëve në vijim priten edhe përforcime tjera. Nga futbollistët që në pjesën pranverore pritet më tepër është Fatjon Jusufi i cili shprehet optimist se Renova jo vetëm që do të siguroj mbijetesën por do të gjendet në pjesën e epërme të tabelës. Renova nga data 22 janar do të udhëtoj në Ohër ku do të zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve ku edhe do të zhvilloj katër ndeshje kontrolluese. Deri më tani dihen vetëm tre kundërshtar Vëllazërimi i Kërçovës, Javori dhe Maçva nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat