Futbollisti amerikan trondit Arsenalin

Futboll

Futbollisti amerikan trondit Arsenalin

Nga: Kemajl Goca Më: 7 janar 2018 Në ora: 18:55
Futbollisti amerikan trondit Arsenalin

Futbollisti amerikan, Eric Lichaj, tronditi Arsenalin. Ai me dy golat e tij e ndihmoi Nottingham Forestin që të triumfoi me rezultat 4:2 kundër Arsenalit dhe kësisoj janë kualifikuar në të 16-ën e finales së Kupës së Anglisë.

Arsenali u paraqitë pa shqiptarët Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, por edhe pa disa yje, si Sanchez, Lacazette, Ozil, Wileshere etj.

Vendasit befasuan me lojë të mirë. Eric Lichaj shënoi në minutën e 20-të e 44-të, Brereton (64’-nga penalltia) e Dowell (85’-nga penalltia) në fitoren e Nottingham-it dhe Mertesacker (23’) e Welbeck (73’) realizuan për Arsenalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat